AAK: Janë arrestuar aktivistët tanë

AAK ka thënë se janë arrestuar disa aktivistë të partisë derisa ishin duke bërë një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dënuar arrestimin e tyre.

“Dënojmë ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në reagimin e AAK-së në Facebook.

Ndaj arrestimit të aktivistëve ka reaguar edhe kryetari në dorëheqje i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.

“I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e tij.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marr detaje rreth arrestimit dhe do të ju mbaj të informuar për rastin.