AAK-ja paralajmëron debat parlamentar për liberalizimin e vizave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do ftojnë debat parlamentar për çështjen e liberalizimit të vizave, ku Kosova vazhdon të mbetet shteti i vetëm në Evropë, qytetarët e së cilës nuk munden të lëvizin brenda kontinentit.

Besnik Tahiri, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se qytetarëve të Kosovës po u bëhet një padrejtësi e madhe për liberalizimin e vizave duke shtuar se në samitin e Ballkanit Perëndimor për Kosovën ndodhi ajo e zakonshmja.

Tahiri tha se AAK po e sheh me shqetësim të madh qasjen injoruese të Bashkimit Evropian karshi Kosovës dhe trajtimin jo serioz të kërkesës së Kosovës për lëvizje të lirë dhe liberalizim të vizave.

“Ajo që dimë është se kushtet e parapara nga Komisioni Evriopian janë përmbush tani e shumë vite më parë. Si subjekt i shtojmë dy pyetje për anëtarët e BE-së. A është politikë sanksionuese që po i bëhet Kosovës apo Kosova është peng e politikes së brendshme të anëtarëve të Unionit Evropian”, tha Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së tha se nuk po shohim reagim të qeverisë së Republikës së Kosovës karshi kësaj teme.

“Sa ishin në opozitë gjithmonë kritikojshin, sulmojshin në raport më këtë temë ndërsa tani që janë në qeveri nuk pat asnjë reagim”, tha ai.

AAK ka paralajmëruar se do të kërkojë debat parlamentar për këtë temë.

“Ne do të iniciojmë debat parlamentar dhe rezolutë në mbështetje të të gjitha grupeve parlamentare që ta adresojmë këtë çështje në nivelin më të lartë nga Parlamenti i Kosovës. Synimi ynë është integrimi reformimi i plotë dhe bashkimi i Kosovës në vendin që na takon”, tha Tahiri.

Tahiri ka përmendur se është në vizitë në Kosovë edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian  për dialogun Miroslav Lajçak.

“Çka do t’ju thotë ai zyrtarëve të qeverisë partive parlamentarëve në raport me këtë temë nuk mjafton vetëm që të ndihet keq që s’po ndodh por duhet të veprohet në këtë temë”, përfundoi Tahiri.

Miroslav Lajçak, nga sot më 27 deri më 29 qershor do të qëndroj në Kosovë.

Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare.

Lajçak nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive opozitare