AAK-ja kërkon debat parlamentar për çështjen e gazit, përkrahet nga PDK

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thwnw pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se është urgjente dhe me rëndësi të mbahet debat parlamentar për çështjen e gazit amerikan.

Tahiri tha se pas debatit do të duhej të miratohet një rezolutë për ti rekomanduar qeverisë ta rikthej këtë projekt duke shtuar se i bënë dëm të madh Kosovës.

“Është jashtëzakonisht me urgjencë që të ndodh debati parlamentar dhe Kuvendi të miratoj një rezolutë që i rekomandon fuqishëm sepse këto debate nuk kanë veprim drejtpërdrejt obligues ndaj qeverisë, por ne duhet ta rikthejmë çështjen e MCC dhe gazit amerikan për shkak se është ka i bon dëm të madh Kosovës”, tha ai.

Tahiri tha se qeveria ka qenë jashtëzakonisht e pa saktë nuk ka dhënë argument për projektin e gazit.

“I vetmi send që e kemi dëgjuar në debate ka qenë vetëm termi i fizibiliteti dhe nuk ka pas asnjë argument tjetër. Të dhënat janë shqetësuese dhe të dëmshme për Kosovën. Me urgjencë duhet të kthehet ky vendim sepse po i bënë dëm të madh Kosovës”, tha ai.

Edhe Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, tha se për ta është debat i mirëseardhur.

“Besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë një gabim strategjik në raport me gazsjellësin i cili ka qenë projekt i paraparë të mbështete nga ShBA-të”, tha ai.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës pozita dhe opozita kanë debatuar për projektin e gazit.