AAK-ja cakton kandidatin për kryetar të Pejës 10 muaj para zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partia e tij ka nominuar Arbër Grabovcin kandidat për kryetar të ardhshëm të Pejës.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka deklaruar se besimi i tij në Grabovcin buron nga vlerat e tij dhe të familjes atdhetare ndër breza.

“Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës. Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja. Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës”, ka shkruar ish-kryeministri i vendit.

Arbër Grabovci është aktualisht zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.