Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK ia beson Shemsedin Dreshajt udhëheqjen e grupit parlamentar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se më 18 mars AAK-ja do të zgjedhë shefin e grupit parlamentar.

Haradinaj në “Click” të RTV21 ka theksuar se në këtë pozitë do emërohet Shemsedin Dreshaj.

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se ka hequr dorë nga mandati i deputetit.

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit AAK-ja është renditur e katërta, duke siguruar 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit do të mbahet të hënën më 22 mars./RTV 21