Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK i kërkon qeverisë të rikthej masat e ndihmës për pensionistët e stafin shëndetësor

Ka filluar interpelanca e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Besnik Tahiri shef i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si ftuesi i kësaj interpelance, ka thënë se pensionistët kanë nevoja elementare e të mëdha duke i ditur shpenzimet edhe të pandemisë, ndërsa qeveria ua ka ndalur ato.

“Masa prej 30 euro shtesë ka ndikim pozitiv”, tha Tahiri.

Tahiri ka përmendur edhe stafin shëndetësor. Ai tha se personeli shëndetësor është i nënpaguar për punën e shërbimet që i kryejn çdo ditë.

“Ata janë heronjtë tanë. 250 euro shtesë për mjek, 150 infermier dhe 100 për staf mbështetës, janë shumë pak”, tha Tahiri.

“Ju rekomandaj që vendimi për mosvazhdimin e financimit të shtesave të anulohet”, tha ai.