Foto: Dega e AAK-së në Prizren/Facebook

AAK: Është e rëndësishme të nis mocion i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur të jashtëzakonshme situatën në veri të Kosovës.

Tahiri tha se për AAK-së është e rëndësishme nisja e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Për Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës është tepër me rëndësi që të nis mocion i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Dje kemi kërku që ai të dorëhiqet” – tha Tahiri.

“Qeveria Kurti na solli në një situatë ku na vendosin sanksione aleati më i madh, nga përjashtimi i Defender deri të masat tjera që po ndodhin. Ky është proces që kërkon bashkërendim” – tha ai.

“Ne kemi kërkuar që ai të dorëhiqet. Prej vendimit për vendosje të tabelave, Kosova në atë pjesë është duke u dobësuar”- ka deklaruar ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ka konfirmuar zyrtarisht se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe 23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka mbajtur konferencë për shtyp dje me disa media në Kosovë duke deklaruar që ka kërkuar urgjentisht nga kryeministri Albin Kurtit që të tërheq Policinë e Kosovës komplet prej tri ndërtesave të komunale në veri të vendit, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Ambasadori Hovenier theksoi që në mungesë të reagimit nga Qeveria e Kosovës në këtë kërkesë të SHBA-së dhe në mungesë të çfarëdo shenje se qeveria po punon në shtendosjen e situatës në veri, SHBA ka vendosur ta përjashtojë Kosovën nga ushtrimi i NATO-së “Defender Europe ’23”.

Po ashtu, “do të ndalim gjitha përpjekjet për të ndihmuar Kosovën në njohje me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe në procesin e integrimit në organizata ndërkombëtare”.

Zhvillimet në veri – Dita e tretë e protestave