AAK e përkrah Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta përkrah në lexim të parë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së.

Teuta Haxhiu nga AAK tha se ky ligj nuk është për garë politike dhe se duhet të votohet në lexim të parë, për tu përmisuar.

“Nuk është as për poena politik, por kërkon mbështetjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Prandaj ne e përkahim në lexim të parë”, ka thënë Haxhiu.

Në Kuvend po vazhdon debati për këtë Ligj, ku pritet të hedhet në votim për lexim të parë, e më pas për tu dërguar në Komisionet përkatëse.

Rexhep Selimi për Ligjin për UÇK-në: Ka probleme përmbajtësore dhe i referohet pasaktë historisë