Foto: KALLXO.com

AAK e përkrah futjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutë, fton edhe komunitetin serb për mbështetje

Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se e mbështesin propozimin për ta amendamentin Kushtetues.

Haxhiu tha se do të japin kontribut të pakursyer.

“Dhuna nuk njeh moshë as gjini, as fe, e as etni. Barazia gjinore është e garantuar me ligjet në Kosovë mirëpo ky propozim amandament i pasuron gjitha vlerat që garantohen me kushtetutën e vendit”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se GP i AAK-së e përkrahin.

“I ftojmë edhe grupet tjera për përkrahje sidomos grupet jo shqiptare konkretisht pakicat Serbe sepse nuk ka pas mbështetje mandatin e kaluar”, shtoi ajo.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se për t’u votuar ky amandament kërkohen 2/3 e votave dhe kërkoi që kjo pikë të hidhet në votim më vonë.