Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK do ta rikthejmë industrinë e prodhimit të duhanit

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Gashi, ka thënë se Kosova duhet ta zhvilloj industrinë e duhanit.

Ai ka thënë, se kohë më parë, në Kosovë njerëzit kanë jetuar nga industria e duhet, andaj edhe duhet që vendi ynë t’i rikthehet kësaj industrie.

“Te duhani kemi shkuar me krijua politika që me e zhvillua industrinë e duhanit, e dini që Kosova ka pasur një industri të zhvilluar të duhanit, jo prodhim të cigareve po prodhim industrial. Nga ai duhan kanë jetuar, kemi marrë politikat e rajonit dhe ne kemi bë që, 20 vite e kemi shuar një industri. Politika jonë për me rritë industrinë e duhanit, për industri e kam fjalën, e kemi bë një politikë që  kemi vendosë që ata që ja nisin me prodhua duhanin të kenë edhe subvencione për prodhim të duhanit sikur për çdo kulturë tjetër”, ka thënë Gashi në Debat Pernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Fatmir Gashi nga AAK, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Elbert Krasniqi nga IRDK, të cilët do të flasin për ‘Zhvillim Ekonomik.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.