Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli

AAK- AKR, sot nuk do të ketë takime për koalicione

Dje gjatë ditës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate arritën një ujdi që të shkojnë në zgjedhje nën një listë të përbashkët.

Të dy kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me partinë e Fatmir Limajn dhe të Behgjet Pacollit.

Ndërkohë, mediat sot raportuan se një takim ndërmjet të parit të AAK-së dhe AKR-së, mund të ndodh.

Këshilltari politik i Behgjet Pacollit njëherit edhe anëtari i kryesisë së AKR-së, Jetlir Zyberaj, i ka mohuar zërat për takimet e mundshme ndërmjet Aleancës Kosova e Re dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Jo, nuk është e vërtetë”, tha ai kur u pyet se a janë të vërteta lajmet për takimin e mundshëm ndërmjet Ramush Haradinajt dhe Behgjet Pacollit.

I pyetur për bisedimet me partitë rreth ndonjë koalicioni parazgjedhor, Zyberaj tha se janë në bisedime me të gjithë, por ai personalisht ka preferenca.

“Jemi me të gjithë. Jemi të afërt me LDK dhe me VV. Personalisht si anëtar i kryesisë së AKR unë do të parapëlqeja bashkëpunim me këto dy parti, por janë strukturat e partisë që vendosin se si do ecim tutje”, tha ai.