A "vrasin" rrjetet sociale?

Pandemia i largojë edhe më shumë fëmijët nga argëtimi në teren, si pasojë e kufizimit të lëvizjes duke i drejtuar tek rrjetet sociale

Psikologjia Anxhela Peza thotë se për sa kohë sa fëmijët janë në kontrollin e prindërve, kjo nuk përbën rrezik, por me shqetësim shihen rastet kur fëmijët ndjekin materiale me përmbajtje të papërshtatshme për moshën.

“A ka gjë më të tmerrshme se një fëmijë dëshiron të tërheqë vëmendjen e publikut për tentativë për vetëvrasje, mendoj se duhet të ketë një kontroll, një ligj që penalizon lansimin e këtyre videove që nuk kanë mesazh të mirë”, thotë Peza.

Ajo thotë se rolin kryesor në zgjidhen e këtij problemi  e kanë prindërit.

“Prindërit janë ata që janë mësuesit më të mirë për fëmijët e tyre. Ata e  din shumë mirë se si fëmijët e tyre i përdorin pajisjet teknologjike”, thotë Peza.

Por si po e përballojnë prindërit këtë ndryshim social tek fëmijët. Prej tyre pranohet se është e vështirë t’i ndash nga teknologjia po për aq sa kohë i kanë nën kontroll kjo situatë nuk i tremb.

“Për mendimin tim ne i mbajmë nën kontroll të mos shikojnë gjëra të kqia”, thotë një nënë.

Ajo që ka ndikuar edhe më shumë në varësin e fëmijëve nga teknologjia është edhe zhvillim i mësimit online të cilat së bashku nuk kanë vetëm pasoja psikologjike, por edhe të shëndetit publik. Oranews