A mund të rikthehet virusi pas shërimit? - VIDEO

A mund të rikthehet virusi pas shërimit?

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 145 raste me virusin COVID-19 ndërsa 23 persona janë shëruar, ndërkaq kanë vdekur 3 persona.

Coronavurus është një familje virusesh dhe për herë të parë është paraqitur në Kinë në fund të vitit 2019.

Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë po trajtohen rastet me të infektuar.

Krasniqi në një intervistë për KALLXO.com ka thënë se personat të cilat shërohen nga Covid-19 nuk mund të ri infektohen, të paktën në një kohë të shkurtër.

Ai ka dhënë detaje edhe nga testet që po bëhen në Klinikën Infektive.

“Një person konsiderohet I shëruar nëse dy teste I rezultojnë negative, pra dy teste të njëpasnjëshme Brenda 24 orëve”, ka thënë ai.

Sipas infektologut Krasniqi, në rastet kur një person shërohet nga virusi COVID-19, i njëjti nuk mund të infektohet, të paktën në një periudhë të shkurtër kohore.

“Në teori në mjekësi mund të ndodh gjithçka por ne mendojmë që ajo nuk mund ndodh. Në momentin që ju e kaloni një infeksion me virus konsideroheni që të paktën për një periudhë kohore jeni të mbrojtur për rikthimin e virusit”, thotë infektologu.

Virusi Covid-19 deri më tani është paraqitur në mbi 200 vende të botës.

Në Kosovë, rasti i parë me COVID-19 është paraqitur më 13 mars. Një person i moshës 77 vjeçare i ardhur nga Italia u identifikua si i infektuar.

Si duhet të sillën personat e shëruar me coronavirus?

Në Kosovë deri më tani janë shëruar 23 persona, ndërsa në mënyrë të organizuar ata po lirohen për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpitë e tyre.

Ifektologu Valbon Krasniqi thotë se të gjithë ata që shërohen nga Covid-19 duhet të i ndjekin disa këshilla edhe pasi të lirohen nga Klinika Infektive.

“Këta duhet të vazhdojnë të mbajnë disa rregulla të sjelljes në kuptimin e asaj që të përcjellin për çdo rast eventualisht ndryshimet në gjendjen shëndetësore edhe pse në nuk presim, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm të paktën edhe për një periudhë një javore ose dhjetë ditë”, thotë ai.

“Gjendja shëndetësore e atyre që lirohen është e mirë por janë disa simptoma që paraqitën në mushkri të cilat mund të mos hiqen menjëherë. Por, duke marr parasysh faktin se ky është një virus i ri dhe ende kanë mbetur pa u studiuar shumë karakteristika tjera, është mirë që të vazhdojnë të kenë kujdesin edhe për kohë”, vlerëson Valbon Krasniqi.

Simptomat më të shpeshta të virusit Covid-19

Sipas infektologut kosovar, Valbon Krasniqi, simptomat më të shpeshta të virusit Covid-19 janë temperatura, kolla dhe ethet.

“Simptomat dominuese apo udhëheqëse të sëmundjes e që na bëjnë të dyshojmë për këtë infeksion janë ato të frymë marrjes janë kollitjet, teshtitjet, temperaturë e lartë mbi 38 gradë dhe eventualisht vështirësi në frymë marrje”, thotë doktor Krasniqi.

“Disa pacient kanë raportuar edhe për humbjen e ndjenjës së shijes dhe të nuhatjes. Ndërsa, të tjerët kanë përshkruar në fillim një lodhje dhe plogështi të përgjithshme e dhimbje të nyejve dhe muskujve”, ka thënë ai.

Trendi i prekjeve me Covis-19 në Kosovë

Kosova nuk konsiderohet se është në zonën e vendeve ku ka rritje të madhe të të infektuarve.

Sipas ifektologut Valbon Krasniqi, në ditët në vazhdim mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve.

“Nëse kemi parasysh periudhën kur është paraqitur rastet e para, ne nuk kemi pas ndonjë trend të rritjes nga tre-katër ose pesë raste, përjashto një ditë kur ka pasur më shumë, edhe ato kanë qenë raste të kontaktit. Mund të presim në ditët në vazhdim edhe numër më të madh, për shkak se pritët të testohen edhe personat që janë në konviktet e studentëve”, thotë ai.

“Me rëndësi është të mos kemi burime të reja të infeksionit”, tha ai.

Intervistën e plotë të Valbon Krasniqit mund ta ndiqni më poshtë:

https://www.facebook.com/kallxo/videos/565936667360632/

Intervistë: Valbon Krasniqi, Infektolog

A mund t`iu rikthehet virusi pas shërimit?Intervistë: Valbon Krasniqi, Infektolog#Coronavirus

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 2 avril 2020