Ilustrim

A mund të ndryshojë çështja e balotazhit?

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur lidhur me rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas tij, në nivel lokal, ka shumë rëndësi figura që ia ofron qytetarit, më shumë se për subjektin. 

Krasniqi deklaroi se në Ligjin për zgjedhjet lokale balotazhi është një prej temave që duhet diskutuar.

Mirëpo, ai tha se ky Ligj, në konsultim me kryeministrin Albin Kurti janë dakorduar që të largohet nga agjenda legjislative të këtij viti.

“Balotazhi është matematikë. Në Ligjin për zgjedhjet lokale balotazhi është një prej temave që duhet diskutuar. MAPL këtë vit ka pasur në agjendën legjislative Ligjin për zgjedhjet lokale, jemi dakorduar me kryeministrin që të largohet nga agjenda se ka filluar një proces i reformës zgjedhore i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit dhe nuk kemi dashur që të dyfishojmë punën dhe ligjet e ndjeshme si kjo duhet të jenë më konsensus të përgjithshem te ne ka mbetur edhe në agjendën legjislative koncept -dokument që është një dokument teknik që mund të ofrojë informacione shtesë”, tha Krasniqi. 

Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet parlamentare të shkurtit fitoi mbi 50 për qind të votave, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk arriti të fitojë asnjë komunë. Në balotazh, partia e kryeministrit Albin Kurti fitoi në katër nga 12 komunat ku kishte balotazh.

Vetëvendosje arriti të fitojë në Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe në Shtime.