Ilustrim

A mund të bartet koronavirusi përmes gjërave të blera nga Kina?

Tani më janë gati 10,000 raste të konfirmuara me koronavirusi, i cili është shpallur një emergjencë globale shëndetësore.

Sëmundja është përhapur në të paktën 17 vende të botës. Por,  pyetja e cila po preokupon njerëzit është se a mund të bartet koronavirusi përmes sendeve të blera nga Wuhan, Kinë?

Sipas një artikulli të publikuar nga BBC, nuk ka prova që ky është një rrezik. Disa sëmundje – përfshirë koronavirusin që shkakton Sars – mund të përhapet nëpër sipërfaqe të ndotura nga njerëzit që kolliten ose teshtijnë mbi to.

Por, nuk është treguar se koronavirusi i ri mund ta bëjë këtë.

Viruset e ftohtë kanë tendencë të mbijetojnë më pak se 24 orë jashtë trupit të njeriut edhe pse norovirus (që shkakton probleme në stomak) mund të zgjasë muaj të tërë jashtë trupit.

Fakti më sigurues deri më tani është se virusi për t’u bartur duket se kërkon kontakt të ngushtë me një person tjetër – të themi një anëtar të familjes ose një punonjës të kujdesit shëndetësor./21Media