Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

A ka hyrë në dhomën e përgjimeve, flet Xhelal Sveçla

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar nëse ai ka hyrë në dhomë të përgjimeve.

Ish-presidenti Hashim Thaçi kishte deklaruar në një emision se Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Haki Abazi kishin qëndruar për disa ditë në dhomë të përgjimeve në kuadër të Telekomit.

“Unë kam bërë një vizitë zyrtare te kreyshefja ekzekutive e Telekomit. Pas kësaj, nga presidenti kam dëgjuar një akuzë se kinse unë, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi kemi qëndruar 3 ditë në telekom duke përgjuar”, tha fillimisht Sveçla.

“Unë e kam pyetur drejtorin e Policisë, më ka thanë që nuk ka dhomë të përgjimeve në Telekom të Kosovës. Ka dhomë të përgjimit në Polici të Kosovës e cila menaxhohet nga Prokuroria dhe ka dhomë të përgjimit në AKI”, u shpreh ai.