Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica

A e vizitojnë turistët Kosovën për shkak të makiatove të mira? - VIDEO

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka thënë se nuk mendon që ka turistë që e vizitojnë Kosovën drejtpërdrejt vetëm për shkak të makiatove të mira.

“Nuk mendoj që drejtpërdrejt (turistët) vijnë për makiato edhe pse e përfaqësoj sektorin e gastronomisë, por mendoj që ka një ofertë ashtu pak më ndryshe sa i përket gastronomisë  dhe veprimtarive që hyjnë në këtë sektor”, tha ai në Emisionin “Kallxo Përnime”.

Ai shtoi se  jeta e natës e veçon Prishtinën dhe Kosovën.

“Aktivitetet çfarë i bën, mënyra por sidomos edhe prezenca e rinisë, ku i kemi 70% që janë nën 35 vjeç ndikon në atraktimin sidomos diasporës për të vizituar Prishtinën. Është edhe pjesa e familjarëve që është arsye e fortë që ndikon me ardh diaspora”, theksoi Vranica, kur u pyet se çfarë ka të jashtëzakonshme jeta e natës në Kosovë.

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për turizmin në Kosovë.