Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

A e uruan Shpejtim Bulliqin për fitoren Agim Veliu, Nexhmi Rudari e Naim Fetahu?

Dje, më 29 nëntor, në komunën e Podujevës u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për kryetar Komune.

Nga tre kandidatët për të parin e kësaj Komune, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje doli i pari. Madje, Bulliqi e fitoi garën përballë Nexhmi Rudarit të LDK dhe Naim Fetahut të PDK-së, pa balotazh.

E, një ditë pasi përfundoi dhe u dhanë rezultatet preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bulliqi tha se nuk është ka pranuar urime për fitoren e zgjedhjeve.

“Jo, deri më tani nuk kam marrë ndonjë urim, por me siguri ndoshta e presin derisa të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. As nga Naim Fetahu, me sa i kam pa mesazhet nuk kam marr urim”, tha Shpejtim Bulliqi, kryetari i ri i Podujevës.