A e mundi PDK-ja - LDK-në në katundin e Gani Gecit?

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të marrë mbi 75% të votave në fshatin Llaushë të Skenderajt, vendlindjen e Gani Gecit, ish-anëtarit të LDK-së.

Në shkollën fillore “Halit Geci” në Llaushë, PDK ka marrë 735 vota.

Ndërsa LDK, ku Marigona Geci, vajza e Gani Gecit, është kandidate për deputete, ka marrë vetëm 118 vota.

Në vendvotimin 2115B/01R, PDK ka marrë 97 vota ose 75,19%, koalicioni Nisma-AKR-PD, koalicioni AAK-PSD dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë marrë asnjë votë, LDK ka arritur të marrë 6 vota ose 4,65% ndërsa partia Fjala ka marrë 13 vota ose 10,08%.

Në vendvotimin e dytë të shkollës “Halit Geci” në Llaushë, në 2125B/02R, PDK ka marrë 242 vota ose 68,56%, LDK ka grumbulluar 84 vota ose 23,80%, Partia Euroatlantike e Milaim Zekës ka marrë 11 vota ose 3,12%, koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 9 vota ose 2,55%, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 5 vota ose 1,42% ndërsa koalicioni AAK-PSD ka marrë vetëm 1 votë ose 0,28%.

Në vendvotimin 2115B/03R, PDK ka marrë shumicën e votave, 215 vota ose 80,52%, partia Fjala ka marrë 17 vota ose 6,37%, LDK ka marrë 12 vota ose 4,49% kurse Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicionet Nisma-AKR-PD dhe AAK-PSD nuk e kanë marrë asnjë votë.

Edhe në vendvotimin 2115B/04D, PDK ka 181 ota ose 83,03%. LDK në këtë vendvotim ka grumbulluar 16 vota ose 7,37%, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 10 vota apo 4,59%, koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 2 vota ose 0,92% ndërsa koalicioni AAK-PSD ka marrë vetëm 1 votë ose 0,46%.

Skenderaj vazhdon të jetë bastion i PDK-së.

Edhe pse në nivel të Kosovës PDK ka dalë si partia e tretë më votuar, në Skenderaj e mban primatin me 14.859 vota ose 75,96%.

Me shumëfish më pak vota se PDK, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e dyta në Skenderaj me 1378 vota ose 7,04%.

I treti është radhitur koalicioni Nisma-AKR-PD me 1339 vota ose 6,85%. LDK në bastionin e PDK-së ka marrë vetëm 934 vota ose 4,77%, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka grumbulluar 506 vota ose 2,59%.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 për qind. Ndërsa, LDK doli e dyta me 197 mijë e 702 vota apo 24.82 për qind të votave. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Ata kanë grumbulluar 39,495 vota ose 4.96%. Në këtë rezultat nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet preliminare të KQZ-së mund t’i gjeni KËTU.