
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
A e dinte Anton Quni që Hashim Thaçi loboi për krijimin e Qeverisë Hoti?
Anton Quni, ministër në detyrë i Mbrojtjes në një intervistë përballë Jeta Xharrës në ‘Kallxo Pernime’, ka folur në lidhje me votën e Haxhi Shalës, për formimin e Qeverisë Hoti.
I pyetur nga gazetarja në lidhje me lobimin e ish presidentit Hashim Thaçi për votën decizive të Haxhi Shalës e më pas zgjedhjen si ministër në Qeverinë Hoti, Quni ka thënë se emërimi i tij i ka nervozuar gjeneralët serb.
“Tregom se kush është bërë më së shumti nervoz edhe i frustruar, me emërimin tim si ministër i Mbrojtjes. Gjeneralët serb. A është dasht që unë me iu kriju atë kënqësi gjeneralëve serb, për shkak se e paskan bind Haxhi Shalen, unë me u tërheq nga ajo pozitë. Nëse ata e kanë vlerësu që unë me përgatitjen time, me aftësitë e të tjera, mundem me i ngrit kapacitetet e sigurisë”, ka deklaruar Quni.
Ai ka thënë se ka qenë ministër edhe në Qeverinë e Albin Kurtit dhe se nuk ka mundur të mos e pranoj pozitën.
Në anën tjetër, vota e deputetit në atë kohë të NISMA-s e tash të AAK-së, Haxhi Shala, ishte decizive për formimin e Qeverisë së Avdullah Hoti.
Vetë Shala kishte deklaruar gjatë seancës së Kuvendit se ish presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishin shkuar te ai në shtëpi, për të ia kërkuar votën për Qeverinë Hoti.
Thaçi nuk e mohon që e “këshilloi” Haxhi Shalën ta votojë Qeverinë Hoti