A e dini se cilat makina elektrike janë më të kërkuarat?

Pjesa e tregut e automjeteve elektrike në BE do të vazhdojë të rritet në vitin 2021.

Në vitin 2019, makinat me bateri përbënin 3.4% të të gjitha automjeteve të pasagjerëve të regjistruar rishtas në Bashkimin Evropian.

Tashmë, në vitin 2020, pjesa e tyre e tregut u rrit në 9.7% dhe në mars 2021, ajo u rrit në 16% të shitjeve totale në BE. Një nga arsyet për këtë rritje duhet të gjendet në ofertën më të lartë të veturave elektrike krahasuar me vitet e mëparshme dhe sigurisht që është domethënëse që Volkswagen Group ka lëshuar në treg disa vetura të reja elektrike, nga të cilat më e volitshme është VW ID.3.

Sidoqoftë, makina elektrike më e shitur në BE në mars 2021 (pa llogaritur tri vendet baltike dhe Luksemburgun) ishte Modeli 3 Tesla, ku 23.616 nga këto automjete u janë dorëzuar klientëve atë muaj. Ajo pasohet nga Hyundai Kona EV (5.650 njësi) dhe Renault Zoe (5.373).

Pesë të parat gjithashtu përfshinin dy Volkswagen elektrikë – ID.3 dhe ID.4./RTV 21