A do t’i bëjë publike faturat qeveria Kurti?

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” ka folur lidhur me formimin e  qeverisë së re.

I pyetur nga Jeta Xharra lidhur me atë se a do të jenë publike shpenzimet për reprezentacion të kësaj qeverie, Kurti tha se kjo është detyrim.

“Mendoj që është e nevojshme të jenë publike, populli i Kosovës na ka besuar kuletën e tij neve. Ne jemi menaxhues, nuk jemi pronar”, tha ai.

Në këtë intervistë Kurti flet edhe për shumë tema të aktualitetit politik

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti tash disa javë janë në bisedime për harmonizim të programit.

Megjithëse ka pasur takime në mes liderëve deri më tani nuk është arritur marrëveshje për koalicion.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: