Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

A do të rrëzohet Qeveria nëse nuk miratohet Ligji për rimëkëmbje ekonomike, flet kryeministri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth mundësisë së rënies të Qeverisë në rast se nuk mund të miratohet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike këtë javë në Kuvend.

Hoti tha se ky Projektligj do të votohet ditët e ardhshme.

“Ligji për rimëkëmbje ekonomike do të votohet në ditët e ardhshme. Nuk mund të them kur saktë, por jemi duku punu, duke i konkretizuar disa çështje dhe besoj që do të përmbyllet shpejt. Edhe nëse kjo qeveri zgjat edhe një javë, edhe një muaj, edhe tri vjet siç e ka mandatin do të jetë në krye të detyrës plotësisht dhe çdo qytetar duhet të ndihet i sigurt që jemi duke e menaxhuar situatën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Hoti theksoi se nuk e ka hallin se kur rrëzohet Qeveria.