A do të ketë hetim për rritjen e çmimeve në Kosovë, flet ministri Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se me çështjen e rritjeve të çmimeve në Kosovë duhet të merret edhe  Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës.

Ministri ka shtuar se kudo që vërehet që ka pasur manipulime me çmime të produkteve, do të merren institucionet përkatëse.

“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekzisotone dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, tha  Murati kur u pyet nga gazetarët se a do të ketë hetim nëse ka pasur rritje të çmimeve të produkteve të cilat janë blerë para se çmimi i tyre të rritet.

Në Kosovë muajt e fundit ka pasur rritje të lartë të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera.