A do të jetë i fundit takimi i sotëm Kurti - Mustafa?

Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot pritet që të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Kurti e Mustafa janë takuar dy ditët e kaluara, në takime që kanë zgjatur deri në tre orë, por pas përfundimit të takimeve, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

E tëra çfarë është thënë pas takimeve, janë deklaratat e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se ka lëvizje pozitive dhe dy kryetarët do të takohen sërish.

VV ia jep Thaçit emrin për Kryeministër ‘ditëve në vijim’ (VIDEO)

.