Ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë - 11.08.2019

Ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë - 11.08.2019

A do të falet Namazi i Fitër Bajramit në Xhami?

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se të enjten, në ditën e parë të Fiter Bajramit si shkak i situatës me pandeminë COVID-19, nëpër xhami do të falet vetëm Namazi i Bajramit, ndërsa ai i sabahut do të falet nëpër shtëpi.

BIK ka thënë se në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional dhe se do të hapen vetëm 15 minuta para hapjes se Namazit të Fitër Bajramit.

“Falja e namazit të Fitër – Bajramit do të bëhet në orën 05:53 ndërsa. Xhamitë do të hapen vetëm 15 minuta para faljes së Namazit të Bajramit. Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së Namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anti-COVID”, bëjnë të ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Gjithashtu myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i cili do të mbaj Hytben e Fitër Bajramit nuk do të organizoj pritjen tradicionale.

BIK duke uruar festën e Fitër Bajramit iu bënë thirrje besimtarëve për respektim të masave kundër COVID-19

Postimi i plotë e pa ndërhyrje i Bashkësisë Islame të Kosovë:

DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT

Të enjten më 13 maj 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 12 maj 2021.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e enjte më 13 maj 2021.

Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit.

Falja e namazit t ë Fitër – Bajramit do të bëhët në orën 05:53 ndërsa . Xhamitë do të hapen vetëm 15 min para faljes së namazit të Bajramit.

Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anticovid.

Hytben e Fitër – Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë për këtë festë.

Poashtu për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizoj pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!

 BIK-u