A do të arrestohet vërtet Donald Trump?

Si do të dukej, për shëndetin e demokracisë amerikane, nëse ish-presidenti Donald Trump vihet në pranga javën e ardhshme për akuzat se ai i ka paguar “hush-hush para” (para që i paguhën dikujt për ta mbajtur sekret një informacion) porno yllit Stormy Daniels?

Vetë Trump duket se po përgatitet për persekutim ligjor për atë që ai e quan “Plota e zhvatjes së Daniels Stormy Horseface.” Ai thotë se pret të arrestohet të martën dhe e fajëson ish-avokatin e tij “të çuditshëm” Michael Cohen, i cili pretendon se Trump i ka dhënë atij 260,000 euro për ta paguar Daniels dhe një grua tjetër të quajtur Karen McDougal, e cila u votua si ‘shokja e dytë më seksi e Amerikës e viteve 1990’.

Trump i ka mohuar gjithmonë këto akuza dhe thotë se çështja e Daniels është ‘e vjetër dhe tani shpesh e zhvlerësuar’ Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg ka kryer hetime nëse pagesat e pretenduara të Trump e shkelin ligjin e shtetit. Fushata e Trump thotë se Bragg është një “prokuror demokrat i majtë radikal i mbështetur nga George Soros”.

Trump u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të ‘protestojnë’ – gjë që kundërshtarët histerikë të medias e kanë interpretuar menjëherë si një thirrje tjetër për dhunë enjëjtë sikurse ajo e 6 janarit në Kapitol Hill. 

 Ekipi i ish presidentit Trump argumenton se armiqtë politikë të korruptuar të Presidentit të 45-të dhe shteti i thellë e kanë ‘armatosur’ sistemin e drejtësisë kundër tij. Gjuha tingëllon hiperbolike, por nuk është krejtësisht e gabuar. Si do ta quanit ndryshe situatën kur një figurë politike ndiqet penalisht kaq fuqishëm në kaq shumë fronte, shpesh në ato që duket të jenë prova të pakta?

Trump, i njohur edhe si Berlusconi amerikan, ka një të kaluar me të arritura dhe dështime, pa dyshim, dhe një marrëdhënie të çuditshme me realitetin. Por nuk mund të mohohet gjithashtu se tetë vjet përpjekje për ta ndjekur penalisht atë në fronte të shumëfishta – Rusia, Ukraina, taksat, nxitja e dhunës, heshtja përmes parave, mashtrimi dhe më shumë – kanë dështuar deri më tani, edhe nëse ai është fajësuar (impeached) dy herë.

Megjithatë, ndjekjet penale dhe historitë rreth tyre vazhdojnë e vazhdojnë, si një lloj tabloidi Huit Clos. Yjet porno! Dokumente sekrete! Tentativa për kryengritje! Dhe më pas asgjë nuk ndryshon dhe amerikanët ndoshta do të duhet të zgjedhin mes Donald Trump dhe Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në ditët në vijim, priten akuza dhe pretendime të tjera kundër Trump – kryesisht për “grumbullimin” e tij të dokumenteve zyrtare të klasifikuara në Mar-a-Lago. Kjo storie ka klauar çuditërisht e qetë për disa javë në fillim të këtij viti, pasi doli se edhe presidenti aktual Joe Biden ka qenë gjithashtu fajtor për mbajtjen e dosjeve të klasifikuara që duhet të kishte kthyer – gjatë kohës sa ishte senator.

Faktet e çështjes rreth Dosjeve të Trump dhe çështjes së Dosjeve të Bidenit mund të jenë të ndryshme, por mbështetësit e Trumpit do të ndihen të pakënaqur nëse njeriu i tyre ndiqet penalisht për diçka që e ka bërë edhe Joe Biden.

Rrotat e drejtësisë në Amerikë sillën ngadalë, mirëpo e kanë si qëllim persekutimin e pandërprerë e të paqartë të Donald J Trump. Por kjo nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe të gjithë e dinë këtë. Bëhet fjalë për politikën. Dhe dinamika politike e stories ligjore “Get Trump” është intriguese – në atë që përfundojnë duke i përshtatur Bidenit dhe Trump.

Joe Biden, me gjithë mendimin e tij për Trumpizmin që është rrezik për demokracinë, fshehurazi dëshiron që Donald Trump të kandidojë. Ekipi i Shtëpisë së Bardhë mendon qartë se shansi i tyre më i mirë për rizgjedhje është të përballet sërish me Trumpin në vitin 2024. Prandaj Biden ndoshta nuk dëshiron që Prokurori i Përgjithshëm i tij Merrick Garland ta vendosë Trumpin prapa grilave. Ideali për Bidenin do të ishte që Trump të kapet pafundësisht nga akuzat ligjore, por asnjëherë të mos hidhet poshtë bindshëm. Ndonëse qesharake, mirëpo është pikërisht ajo që duket se po ndodh. Ndërkohë, për Trumpin dhe fansat e tij, ndjekjet e pafundme penale dëshmojnë vetëm se shteti i thellë është gati për ta kapur atë, kjo është arsyeja pse Trump është kaq i prirur t’i përmendë aktakuzat “mashtruese” në secilin hap të tij.

Është e gjitha një lojë teatri, me fjalë të tjera, një shfaqje ligjore galante të cilën shumica e njerëzve nuk e besojnë, por që i ndihmon demokratët dhe republikanët t’i vërtetojnë paragjykimet e tyre. Biden vs Trump, edicioni i vitit 2024, mund të jenë zgjedhjet më të shëmtuara dhe më të pandershme deri më tani./The Spectator

Përgatiti: Nuhi Shala