Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në bazën e KFOR-it Italian në Pejë

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka raportuar për një person i cili është gjetur i vdekur dje në fshatin Bellopojë të Pejës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30,por nuk janë dhënë detaje për shkaqet e vdekjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar se viktima është gjetur I vdekur bë bazën e KFOR-it Italian në Pejë.

“Viktima është gjetur I vdekur në bazën e KFOR-it Italian në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dal prokurori kujdestar me njësitet përkatëse, dhe me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com.