Pjesëtarët e FSK-së i shpëtojnë jetën e një qytetari të aksidentuar

Pjesëtarët e FKS-së sot kanë shpëtuar jetën e një qytetari të aksidentuar në rrugën Gjakovë-Prishtinë, përkatësiht në fshatin Planqor.

Aksidenti kishte ndodhur në mëngjes, kurse falë interventimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së, është arritur të shpëtohet qytetari i aksidentuar, ku kishte rënë në një humnerë afër rrugës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, i aksidentuari më pas është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës, për tretman mjekësor.

“FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në rasta të tilla”, thuhet në fund të njoftimit të Ministrisë.