Tiketa e Policisë FOTO-RTV21

970 tiketa për mos respektim të masave anti COVID-19 për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 970 qytetarë për mos respektim të masave kundër pandemisë COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 është miratuar më 14 gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga shkeljet.

Që nga 13 marsi në vend 18 mijë e 148 persona janë infektuar nga COVID-19 dhe  666 të tjerë kanë vdekur ndërsa rreth  2 mijë e 330 janë raste aktive.