COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

963 raste me COVID-19 në vetëm 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga  2059 mostra të marra 963 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes nga COVID-19 janë: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 27 mijë e 851 raste nga 115 mijë 794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 797 raste të vdekjes.