95 raste pozitive me COVID-19

Sot më 24 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 95 raste të reja pozitive me COVID-19.

Nga 311 mostra të marra sot nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren kanë rezultuar 95 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Numri i të prekurve me COVID-19 tani ka shkruar në 2 mijë e 363 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 24 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.444 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.363 raste, me gjithsej 40 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.