94 subjekte politike kanë aplikuar për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë aplikuar 94 subjekte politike.

Prej tyre, 32 parti, 1 koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4,920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4,757 për kuvende komunale.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor.