Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

911 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e tjera

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e tjera të përgjithshme janë duke u trajtuar 911 pacientë.

Sipas raportit ditor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 750 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 67 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 707 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë,  319 të konfirmuar me COVID-19, 18 në gjendje të rënduar dhe 318 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 534 pacientë, prej tyre 431 të konfirmuar pozitivë, 20 në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 389 me oksigjeno-terapi.