COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

91 raste të reja me COVID-19, asnjë vdekje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 91 raste të reja me COVID-19.

Sipas Ministrisë, janë testuar 559 persona, kurse 46 persona kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Në këto 24 orë janë shëruar 203 persona, kurse 1 mijë e 391 të tjerë ende janë raste aktive.

Sot nuk është shënuar asnjë vdekje kurse në total janë dhënë 1 milion 835 e 538 vaksina kundër virusit.

Dje, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje te qytetarët që të marrin dozat përforcuese të vaksinës.