90 mostra për COVID-19 janë marrë sot në Prishtinë, priten edhe rezultatet e dy ditëve tjera

90 prishtinas janë testuar sot me testin PC-RTP, për të parë nëse janë të prekur nga coronavirusi.

Përvec rezultateve të 90 mostrave, në Prishtinë po priten edhe rezultate e datës 7 dhe 8 korrik.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.

Personat të cilët kanë simptoma po u jepet ndihmë mjekësore, ndërsa pjesa tjetër janë në vetizolim.

“Një pjesë e tyre kanë simptoma, disa kanë nevojë edhe për ndihmë mjekësore. Në rast të përkeqësimit të gjendjes trajtohen prej ekipeve të qëndrës së mjekësisë”, tregoi Gashi.

Në total janë rreth 30 prishtinas që po mjekohen në QKUK, të tjerët janë në vetizolim.

300 qytetarë të Prishtinës e kanë kaluar sfidën e COVID-19 dhe janë shëruar, 847 janë raste aktive dhe 6 kanë vdekur.

Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga IKShPK, 68 persona nga Prishtina kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa në nivel vendi 214 persona janë infektuar nga coronavirusi i ri, 60 janë shëruar dhe katër kanë vdekur.