90 mijë e 800 vaksina “AstraZeneca” do të mbërrijnë në Shqipëri këtë vikend

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën në Shqipëri do të mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina “Astrazeneca”, kundër coronavirusit.

“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”, tha shkruar Rama në facebook.

“Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook..

Shqipëria ka filluar vaksinimin më 11 janar 2021.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total  294,169 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej tyre 216,947 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.