COVID-19, LAJM I FUNDIT

9 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

9 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.  Numri total i vdekjeve ka shkuar në 236.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.