Lajm i Fundit, Coronavirus

9 të vdekur nga COVID-19 gjatë ditës në Kosovë

706 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në vend nga gjithsej 1 mijë e 651 mostra të testuara për COVID-19 ndërsa 9 persona  kanë vdekur duke e çuar në 948 numrin e rasteve të vdekjes.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve  kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 168.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.