Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

9 të lënduar në dy aksidente trafiku në Vushtrri

Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur dje në Vushtrri.

Sipas Policisë, një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në fshatin Maxhunaj dje rreth orës 14:30.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, tre prej tyre pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar ndërsa njëri nga shoferët është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm  dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në Vushtrri rreth orës 15:15.

Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona,  të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.