Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

9 të arrestuar për lojëra të fatit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e nëntë personave të dyshuar për lojëra të fatit.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuave është bërë në fshatin Rahovicë të Ferizaj, mbrëmë pas mesnate.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë gjetur duke luajtur lojëra të fatit brenda një lokali pa emër, ndërsa si prova materiale njësitet polciore nga të dyshuarit kanë sekuestruar 1 mijë e 88 zhetonë dhe katër parë letra bixhozi.

Pas intervistimit, policia ka bërë të ditur se tetë të dyshuaarve që kanë qenë duke luajtur lojëra të fatit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që kishte pasur në shfrytëzim lokalin, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, në vazhdimësi ka transmetur  pamje se si të maskuar si lojtarë gazetarët e KALLXO.com janë futur në bastore dhe kanë luajtur baste e lojëra.

Skema e bastoreve ilegale