9 raste të reja me COVID-19

Në 24-orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 9 raste pozitive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24-orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

MSh tha se sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981.

Kurse, deri më sot janë dhënë 102.561 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 188.