COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

9 persona të vdekur nga coronavirusi për 24 orë në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 persona nga COVID-19.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 deri më tani në Kosovë ka shkuar në457.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 169 raste të reja, duke e çuar numrin e invektimeve në 12 mijë e 337.