9 ankesa në PZAP, nesër pritet të merren vendimet

Nesër (E martë, 26.01.2021) është koha kur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të marrë vendim për nëntë ankesa të partive politike.

Apelimi i shtatë partive politike lidhet kryesisht me mos certifikimin e listave për kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Apelet ende nuk janë vendosur dhe do të procedohen ne bazë të procedurave ligjore si dhe do të shqyrtohen dhe vendosen brenda afatit prej 72 orëve prej momentit të pranimit të këtyre apeleve, që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar  2021”, ka thënë Mulë Desku nga PZAP.

Këto janë partitë që u ankuan në PZAP rreth mos certifikimit nga ana e KQZ-së:

Ju njoftoj se më datë 23.01.2021 në PZAP janë paraqitur/dorëzuar 9 apele.

Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja,

Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak te mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.