9 anëtarë të një familjeje nga Shtimja të prekur me COVID-19

Nga 30 rastet e reja me coronavirus që u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëntë prej tyre janë nga komuna e Shtimes.

Në një njoftim për media, kjo komunë bën të ditur se të prekurit janë nga e njëjta familje.

“Sonte kemi pranuar rezultatin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me rastet e reja me COVID-19 dhe ka rezultuar se kemi nëntë (9) raste të reja të cilat ju njoftojmë se janë nga po e njëjta familje e cila ka rezultuar rasti i parë. Komuna e Shtimes së bashku me të gjitha institucionet e sidomos me IKShPK është duke analizuar veprimet e mëtutjeshme dhe për këtë do të bëjë njoftimin me kohë për veprimet që do të merren shumë shpejt. Të gjithë banorëve të Pjetërshticës ju themi se jemi pranë jush, nuk ka nevojë për shqetësim, qendroni në shtëpitë e juaja, mbani pastërtinë dhe bashkërisht do t’ja dalim!“, thuhet në njoftimin e komunës.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 510 raste me koronavirus./21Media