89 vjeçari merr vaksinën antiCovid

Në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç. Personi i parë që e mori vaksinën antiCOVID-19 në Kosovë nga kjo kategori është minatori Maliq Sejdiu 89 vjeçar i cili jeton në Prishtinë. Pas Sejdiut vaksinën AstraZeneca e mori Abide Hoxha 86 vjeçare, po ashtu banore e Prishtinës. RTV21