885 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
03.9.2022 - 08:50
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste të reja me COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 885.
MSH njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 në këtë periudhë raportuese.
Po në 24 orët e fundit janë shëruar 203 persona, ndërsa në total numri i personave që kanë vdekur ngaCOVID-19 është 3,197.
Të vaksinuar në këtë periudhë raportuese janë 17./Telegrafi