88% e bizneseve nuk bëjnë shitje përmes internetit

Bizneset në Kosovë mbi 80 për qind e përdorin kompjuterin dhe internetin për punë, ndërsa jo edhe për shitje. Anketa e Agjencisë së Statistikave thotë se bizneset më shumë kanë rrejte sociale se sa uebfaqe.

Ndërmarrjet në Kosovë rreth 88 për qind e ndërmarrjeve e përdorin kompjuterin dhe interneti për çështje pune.

“Sipas rezultateve në nivel të anketës, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune gjatë vitit 2019, përfaqësoj në me 87.6%. Ndërkohë që, 86.4 % e ndërmarrjeve e kanë përdorur internetin për qëllime pune gjatë vitit 2019”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Tutje thotë se shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh >= 10Mbit/s deri <30Mbit/s, është shpejtësia më e përdorur nga ana e ndërmarrjeve në 28% të tyre.

Nga ndërmarrjet e anketuara, 52.4 për qind prej tyre kanë uebfaqe të ndërmarrjes, ndërsa 73.1 për qind e ndërmarrjeve i përdorin mediat sociale.

Rreth 12 për qind e ndërmarrjeve realizojnë shitje përmes uebfaqes.

“Nga ndërmarrjet e anketuara, 11.9% prej tyre kanë realizuar shitje përmes uebfaqes, ose të ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit. Ndërsa 7.1% prej tyre kanë realizuar blerje përmes uebfaqes, ose të ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit”, tregon komunikata.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për përdorimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje (TIK) për vitin 2019.

Në vitin 2019, ASK-ja ka zhvilluar Anketën e përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në ndërmarrje sipas metodologjisë së Eurostat-it. Anketa është zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës në ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar. Këtë vit, për qëllime studimi janë përdorur edhe ndërmarrjet me 5-9 të punësuar.