Lajm i Fundit, Coronavirus

871 raste me COVID-19 shënohen sot në Kosovë

871 persona janë regjistruar të infektuar me coronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit.

Në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK si dhe laboratoret publike dhe private, janë testuar gjithsej 5,502 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 871 raste pozitive.

Tutje thuhet se 642 persona të tjerë janë shpallur të shëruar nga infeksioni.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 249 raste, Prizren 93 raste, Ferizaj 89 raste, Gjilan 69 raste, Mitrovicë 59 raste, Gjakovë 44 raste, Pejë 44 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 29 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Kamenicë 17 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Klinë 11 raste, Malishevë 11 raste, Istog 10 raste, Kaçanik 9 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Kllokot dhe Leposaviq”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit 12 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.

Aktualisht në Kosovë janë 14,120 me COVID-19.