Policia, Foto:Urim Krasniqi, KALLXO.com

867 gjoba brenda 24 orëve nga policia për shkelësit e ligjit në komunikacion

Policia e Kosovës ka shpërndarë 867 gjoba gjatë 24 orëve të fundit qytetarëve që ka bërë shkelje të rregullave ne trafik.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, forcat e rendit treguan se gjobat u shpërndan për tejkalim shpejtësie, mos vendosje të rripit të sigurisë dhe përdorim të telefonit gjatë ngasjes.

‘’Për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, sipas policisë janë ndëshkuar 380 shoferë, Për mos vendosje të rripit të sigurisë, janë ndëshkuar 314 shoferë, ndërsa Për përdorim të telefonit mobil, gjatë ngasjes janë ndëshkuar 173 shoferë’’ thuhet në njoftimin e Policisë

Ndërsa, në bazë të statistikave të përgjithshme numri I tiketave të trafikut  të shqiptuara është 1719.